Një studim i realizuar nga shkencëtarët australianë ka treguar se femrat alkoolike kanë mbetur shtatzënë me fëmijën e parë me vonesë në krahasim me femrat të cilat nuk kanë pasur probleme me konsumimin e alkoolit.
Sa i përket meshkujve alkoolikë dhe ndikimit të alkoolit te koha e fekondimit të grave të tyre, nuk është vërtetuar e njëjta gjë.
Vartësia nga alkooli mund të shkaktojë keqfunksionimin e sistemit reproduktiv edhe te vajzat e reja edhe te femrat më të vjetra.
Ky çrregullim më së shpeshti vërehet me çrregullimin e ciklit menstrual dhe komplikimet në shtatzëni, siç është aborti spontan.
Nëse megjithatë keni vendosur që kohë pas kohe të konsumoni pijen e preferuar alkoolike, kini parasysh që është e nevojshme dy deri në tri orë trupi juaj të eliminojë në tërësi alkoolin e vetëm një gote birre apo vere.
Kjo kohë megjithatë varet nga konstrukti juaj trupor sa mund të pini alkool, mirëpo sa më shumë që të pini, trupit tuaj sërish do t’i nevojitet më shumë kohë që ai alkool të eliminohet nga organizmi juaj.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...