Google ADS

Abrashi merr mbështetjen e AAK-së për balotazh

20:55 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në garën për kryetar të Prishtinës.

AAK ka vendosur unanimisht që të përkrahë kandidatin e LDK’së për kryetar të Prishtinës, Arban Arbrashi.

Express ka marrë vesh nga burimet e veta se LDK e AAK kanë nënshkruar marrëveshje për balotazhin, të mërkurën.

LDK dhe AAK janë dakorduar edhe për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare në kryeqytet.

Kryetarin e Prishtinës për katër vjetët e ardhshëm do ta përcaktojë balotazhi, që zhvillohet më 19 nëntor, ndërmjet Shpend Ahmetit të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Abrashit të LDK’së. /Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme