4 përfitimet shëndetësore të verës së kuqe

20:23 | 8 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Vera e kuqe është një ndër pijet e preferuara dhe shumë të shëndetshme.

Të mirat e saj janë të pakrahasueshme, por më poshtë do të gjeni 4 arsyet më të mëdha pse duhet të konsumoni verë të kuqe, shkruan portali arbresh.info

  1. Zvogëlon inflamacionin

Rrushi i kuq dhe vera e kuqe përmbajnë përbërës që luftojnë radikalet e lira. Pirja e një gote verë në ditë mund të zvogëlojë inflamacionet kronike, që do të thotë se zvogëlon sëmundjet tjera.

  1. Parandalon sëmundjet e zemrës

Antioksidantët në verë të kuqe, mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe reduktimin e ngritjes së pllakave në arterie. Gjithashtu, ndihmon në rregullimin e presionit e gjakut, si dhe redukton inflamacionin.

  1. Ndihmon me diabetin

Studime të shumta kanë treguar se polifenolët, një lloj antioksiduesi që gjendet në verën e kuqe, mund të ndihmojë në ngadalësimin e thithjes së sheqerit në zorrë. Kjo mund të ndihmojë për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak.

  1. Parandalon sëmundjen e Alzheimerit

Vera e kuqe përmban antiokdisantë që mbrojnë neuronet. Duke reduktuar inflamimin në tru, konsumi i verës së kuqe mund të ndihmojë në mbajtjen e neuroneve të shëndetëshme, duke parandaluar sëmundjet e Alzheimerit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme