Arsenali asesi të ketë qetësi në skuadër në këtë fillim sezoni.
Tashmë klubi londinez dhe trajneri francez Arsene Wenger, po përballen me një presion të madh rreth kontratave të dy yjeve, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.
Ozil tashmë ka një kërkesë të re, ai dëshiron numrin 10 si kusht për ta vazhduar kontratën, raporton The Sun, transmeton arbresh.info.
Reprezentuesit gjerman i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe ai është lidhur me një kalim te Manchester United.
Ish anëtari i Real Madridit momentalisht bartë fanellën me numrin 11 ndërsa fanella me numrin 10 është e zënë nga anglezi Jack Wilshere, të cilit po ashtu i skadon kontrata në fund të sezonit. /arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?