Google ADS

Administrata amerikane publikon kufizimet e reja të udhëtimit në Kubë

20:07 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Administrata amerikane ka bërë publike masat e reja që rrisin kufizimet e amerikanëve që kanë punë me Kubën.

Paketa përfshin një listë të zezë të kompanive dhe subjekteve shtetërore, duke përfshirë dyqanet dhe hotelet, transmeton portali arbresh.info

Pjesa më e madhe e shtetasve amerikanë që udhëtojnë për në ishull tani duhet të shkojnë si pjesë e grupeve të organizuara.

Masat vijnë si pjesë e një rikthimi të pjesshëm të politikës së angazhimit të ish-presidentit Barak Obama me Kubën, siç u njoftua nga Presidenti Trump në qershor.

Zyrtarët kanë mohuar se ndonjë nga këta hapa janë të lidhur me incidentet e fundit akustike, të definuara si “sulme shëndetësore” nga departamenti i shtetit kundër zyrtarëve të saj në Havanë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme