U liruan si të pafajshëm në rastin Lagja e Trimave. Por, Besnik Ajdini, Fazli Osmani dhe Besnik Bajrami thonë se nuk do të mund të kompensohet me asgjë qëndrimi pa faj prapa grilave për dy vjet e gjysmë dhe privimi nga liria larg familjes. Ata paralajmëruan se do të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti për gjithçka që përjetuan.
“Do të ankohemi për dëmshpërblim, por paraja asgjë nuk është ndaj familjes.
Prej dy vjet e gjysmë që jam këtu, e ndjej veten shumë keq, larg familjes e larg fëmijëve”, tha Besnik Ajdini, I liruar si i pafajshëm.
Sipas palës mbrojtëse, predispozitat ligjore parashohin dëmshpërblimin me nga 1.000 denarë për çdo ditë të kaluar si të pafajshëm në qelinë e burgut që nga dita e arrestimit. Avokatët thonë se kjo shumë u takon vetëm nga qëndrimi fizik në qeli që iu ka pamundësuar atyre të punojnë dhe të mbajnë familjen.
Avokati i njërit prej të akuzuarve Asmir Alispahiç, paralajmëron kërkesë për dëmshpërblim të klientit të tij edhe për vuajtjen psikike që ka përjetuar gjatë qëndrimit në paraburgim për dy vjet e gjysmë.
“Tani, duhet ta presim vendimin e shkruar të gjykatës dhe të shohim se a do të parashtron Prokuroria ankesë për katër personat e liruar nga akuzat e tyre. Nëse do të bëhen këto ankesa, atëherë vendos Gjykata e Apelit dhe pas prononcimit të kësaj gjykate të shkallës së dytë. Atëherë në një periudhë të caktuar, sipas Ligjit për marrëdhënie detyruese, të liruarit kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim nga ana e atyre që e kanë parashtruar dhe shqiptuar paraburgimin. Ky detyrim bien në kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht në Drejtorinë për zbatimin e Sanksioneve”, tha Asmir Alispahiç, avokat.
Nga pala mbrojtëse, thonë se sipas Kodit Penal, të gjithë të personat që janë liruar dhe iu janë tërhequr akuzat, të njëjtëve iu takon dëmshpërblimi material në vlerë monetare. Por sipas procedurës ligjore duhet të pritet që vendimi për lirimin e tyre të bëhet i plotfuqishëm, që sipas avokatëve bëhet vetëm nëse Prokuroria nuk ka ankesë të shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit. Pasi të përfundojë ajo fazë, atëherë të dëmtuarit në një afat kohor prej 3 vitesh kanë të drejtë ankese për dëmshpërblim për mbajtjen në paraburgim./tv21.tv
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...