Google ADS

Ky superyll do ta zëvendësojë Bale në Real Madrid

18:32 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Epoka e uellsianit Gareth Bale në Real Madrid si duket po i vie fundi gjithnjë e më shumë.

Mesfushori sulmues në dy sezonet e fundit është kritikuar jashtëzakonisht shumë nga tifozët për shkak të përformancëve të dobët nga ana e tij. Bale është përballur edhe me lëndime të shumta në këto dy vitet e fundit.

Sipas Don Balon, trajneri i Realit Zinedine Zidane e dëshiron Eden Hazardin në Santiago Bernabeu verën e ardhshme, transmeton arbresh.info.

Në artikullin e Don Balon thuhet se Zidane është i brengosur për formën e Bale dhe kështu e ka bërë synim kryesor belgun e Chelseat.

Hazard në këtë sezon ka shënuar tre gola në 13 paraqitje. /arbresh.info/

hazard

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme