Google ADS

Jo vetëm femër dhe mashkull, edhe një gjini e tretë në Gjermani

18:17 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Edhe një gjini e tretë në Gjermani.

Një gjykatë e lartë gjermane sot mori vendim për të hapur mundësinë e regjistrimit të gjinisë së tretë, ku krahas asaj mashkullore dhe femërore, në dokumentet zyrtare të jetë edhe ajo e ndryshme. Gjykata ka theksuar se identiteti seksual i personit, i cili nuk mund të shkruhet as mashkullor dhe as femëror, po ashtu do të jetë i mbrojtur. Qeverisë i është dhënë afati që deri në fund të vitit 2018 të krijojë rregullat e reja.

Grupi i aktivistëve Dritte Option, e cila angazhohet për opsionin e gjinisë së tretë, ka shkruar në Twitter se është plotësisht e entuziazmuar me vendimin e gjykatës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme