Futbollisti i ri kosovar i Kombëtares ia thotë këngës

17:41 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Astrit Ajdareviç, mesfushori 27-vjeçar nga Prishtina është nja nga prurjet e reja në Kombëtaren shqiptare.

Siç e kërkon tradita, mbrëmjen e djeshme, futbollisti ka kryer ritin që bëjnë gjithnjë futbollistët e rinj duke kënduar një këngë para pjesës tjetër të ekipit.

Ajdareviç zgjodhi një këngë rock të viteve 60-të të titulluar “I Got Sunshine” e kënduar nga grupi amerikan “Temptations”.

Ky moment është postuar nga Andi Lila në rrjetin social “Instagram”. Lila veç të tjerave ka postuar disa foto duke luajtur tavëll me portierin e Partizanit, Alban Hoxha si dhe dy duele në “playstation”.

Njëri mes Berat Gjimshitit dhe Arlind Ajetit dhe tjetri mes Armando Sadikut dhe Ledian Memushajt. Për më tepër ndiqni videon.

https://vid.me/2LsBa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme