Google ADS

Thaçi: Britania e Madhe, përkrahje të vazhdueshme për Kosovën

17:07 | 8 Nëntor 2017
M. A.

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot ministrin britanik Sir Alan Duncan ku kanë folur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.

Sipas Thaçit, Britani gjithmonë ka qenë përkrahëse e Kosovës dhe do të vazhdojë të përkushtohet për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

“Me ministrin britanik, Sir Alan Duncan, sot biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Pavarësia e Kosovës mban edhe vulën e madhe të Londrës dhe i jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme. Britania e Madhe është dhe do të jetë gjithmonë partnere strategjike e Kosovës. Ndajmë të njëjtat parime dhe përkushtohemi për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme