Zannier vlerëson dinamikën qeverisëse të kryeministrit Haradinaj

16:41 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar Komisionerin e Lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zannier.

Gjatë takimit, Haradinaj dhe Zannier, biseduan për temat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal, integrimin në shoqëri dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve, përmes edukimit dhe rritjes së mirëqenies sociale.

I pari i ekzekutivit theksoi se Kosova ka bërë hapa konkret dhe të qëndrueshëm në promovimin dhe avancimin e të drejtave të të gjitha minoriteteve, dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Zannier vlerësoi dinamikën qeverisëse të kryeministrit Haradinaj në avancimin e proceseve të përgjithshme në Kosovë, veçanërisht me mirë integrimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Të ngjashme