Pas marrjes së mandatit si ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj vizitën e parë zyrtare e realizoi në Shqipëri, në kuadër të organizimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës e cila pritet të zhvillohet brenda Nëntorit 2017, si dhe me qëllim të dakordimit për çështjet që do të diskutohen dhe vendoset në këtë mbledhje, në të mirë të dy shteteve.
Gjatë kësaj vizite ajo u prit në takim nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë Blendi Klosi, i cili u shpreh i lumtur që ministrja Reshitaj është e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Krerët e të dy ministrive homologe biseduan rreth sfidave dhe projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit duke konfirmuar nënshkrimin e projekteve të përbashkëta në mbledhjen e ardhshme midis dy qeverive.
Ministri Klosi deklaroi që qytetaret andej dhe këtej Alpeve duhet të kenë mundësi të kuptojnë që ky është një mjedis i përbashkët, natyrë e përbashkët, është prona e kombit shqiptar e cila duhet të mbrohet, ndihmohet dhe mbështetet nga e gjithë qytetaria jonë.
Nga ana tjetër Ministrja Reshitaj konfirmoj qëllimin e përbashkët për mbrojtjen e natyrës dhe shëndetit të qytetareve, duke vlerësua se Mjedisi, natyra dhe ajri nuk njohin kufij, andaj kujdesi për mjedisin në përgjithësi është kujdes edhe për historinë, identitetin dhe trashëgiminë tonë të përbashkët. Duke qenë dy vende që kemi shumë resurse natyrore, të cilat meritojnë të studiohen, promovohen, mbrohen dhe t’iu ipet trajtim institucional përmes investimeve dhe projekteve të përbashkëta, ne do të punojmë në mënyrë dinamike në këto vlera, sidomos në zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e zonës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, shtoj nder të tjerash ministrja Reshitaj.
Në fund të takimit të dy ministrat vendosën që së bashku të realizojnë një standardizim të leje mjedisore për problematikat e mëdha që kanë të bëjnë me ndotësit më të mëdhenj të mjedisit këtej apo andej Alpeve.
Palët u takuan vetëm pak javë para mbledhjes së përbashkët midis qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikë së Kosovës më 27 nëntor 2017.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...