Ajo është një emër që përflitet goxha në media.
Dallohet si vajzë pa komplekse dhe ndoshta kjo është njëra nga arsyet që e bën të jetë shpesh në qendër të vëmënjdes.
Por, kjo është edhe një nga arsyet që i shton asaj ndjekësit në rrjetet e saj sociale. Po flasim për moderatoren Roza Lati e cila në emisionin ku ka qenë e ftuar së fundmi, ka zbuluar edhe një detaj i cili deri dje nuk dihej.
E pyetur për rrjetet sociale dhe faktin që është tepër aktive aty, 29 vjeçarja është shprehur se atë e përdor për fitime sepse paguhet për postimet që bën.
“Unë Instagramin tim nuk e përdor vetëm si personal, por edhe për profesionin edhe për burim fitimesh leku…opps eurosh”, thotë Roza.
Më pas ajo ka zbuluar edhe shifrën që paguhet nga ky rrjete social, një shumë mjaft atraktive kjo për një fytyrë publike.
“500 euro-600 euro vetëm një postim, mund të ketë edhe pagesë mujore pastaj. Çdo javë unë bëj postime të ndryshme për diçka të caktuar”, rrëfen Roza.
Roza Lati është përfolur shumë për lidhjen e saj me këngëtarin, Stine. /inTV
https://www.instagram.com/p/BbNQ7-Jlf7R/?taken-by=roza_lati
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...