Portokalli ka më shumë se sa një përfitim për shëndetin

16:17 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Plot lëng e i shijshëm, portokalli është një ndër frutat më popullorë në botë.

Sipas studimeve rezulton se portokalli ka më shumë se sa një përfitim për shëndetin.

Më poshtë po ju paraqesim një listë me 9 përfitimet më të rëndësishme të këtij fruti:

1. Ndihmon në forcimin e imunitetit: Një portokall i vetëm mund të plotësojë më shumë se 100% të kërkesës sonë të përditshme për Vitamina C. Ky ushqyes jetik ndihmon në përmirësimin e imunitetit, duke na mbajtur larg nga sëmundjet dhe infeksionet.

2. I mirë për lëkurën: Teksa vitet kalojnë, lëkura jonë së bashku me pjesë të tjera të trupit vuan nga dëmtime të radikaleve të lira. Edhe pse është e pashmangshme, portokallet janë të mbushur me antioksidantë dhe Vitamina C që ngadalëson procesin dhe na bën të dukemi më të rinj se mosha.

3. Shumë i mirë për shëndetin e syve: Veç lëkurës sytë tanë gjithashtu vuajnë nga dëmtimi teksa vitet kalojnë. Portokallet janë të pasura me ushqyesve si Vitamina A, Vitamina C dhe kaliumi të cilat janë të rëndësishme për sytë. Pra, nëse doni që shikimi juaj të jetë po aq i mirë sa është tani, hani çdo ditë një portokall!

4. Parandalon sëmundjet e zemrës: Një nga arsyet pse njerëzit sëmuren nga zemra është sepse arteriet bllokohen për shkak të mënyrave të jetesës jo të shëndetshme. Portokallet reduktonjnë kolesterolin dhe pengojnë arteriet që të bllokohen. Kjo, nga ana tjetër na mbron nga sulmet në zemër dhe nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

5. Ndihmon në zhvillimin e trurit: Acidi folik d i pranishëm në portokalle promovojnë zhvillimin e trurit dhe mbajnë organin jetësor në gjendje të freskët. Në fakt, këto lëndë ushqyese gjithashtu e bëjnë portokallin një frut të shëndetshëm për gruan shtatzënë, pasi kjo parandalon që foshnja të ketë më vonë çrregullime neurologjike.

6. Parandalon kancerin: Hulumtimet kanë treguar se një përbërës i quajtur D-limonene i pranishëm në portokall mund të parandalojë lloje të ndryshme të kancerit si kanceri i mushkërive, kanceri i gjirit, kanceri i lëkurës etj.

7. E mban stomakun të sigurtë nga ulçera: Portokallet janë një burim shumë i mirë i fibrave që ndihmon në mbajtjen e stomakut dhe zorrëve të shëndetshme. Një dietë e pasur me fibra do të sigurojë që të mos prekeni nga sëmundjet si ulcera e stomakut dhe kapsllëku.

8. Është i mrekullueshëm për diabetikët: Njerëzit, të cilët kanë diabet nuk janë në gjendje të absorbojnë glukozën, pasi që beta-qelizat e pranishme në pankreasin e tyre dështojnë të prodhojnë insulinë ose qelizat e trupit nuk janë në gjendje t’i përgjigjen insulinës së prodhuar. Portokallet janë të larta në fibra dhe kanë një indeks të lartë glicemie që e bën atë një mundësi të mirë ushqimi për diabetikët.

9. Ndihmojnë kundër rënies së flokëve: Portokalli ka përmbajtje të lartë të Vitamina C që kërkohet për prodhimin e kolagjenit, i cili, nga ana tjetër, është përgjegjës për mbajtjen e indeve në flokët tanë së bashku. Askujt nuk i pëlqen t’i humbasë flokët, dhe të hani portokallë mund t’iu sigurojë që nuk do të ndaheni kurrë nga flokët tuaj të bukur, edhe me kalimin e viteve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme