Marrëveshja e nënshkruar sot në mes Vetëvendosjes dhe AKR-së për balotazhin e 19 nëntorit në kryeqytet nga analistët në vend po shihet si ndihmesë që Vetëvendosje ta rifitoj përsëri kryeqytetin e Kosovës.
Analisti politik Adrian Çollaku, ka thënë për arbresh.info se marrëveshja e nënshkruar sot nga të dyja palët konsiderohet ndihmesë për VV-në që ta mbajë pushtetin.
“Natyrisht që kjo marrëveshje AKR-VV, konsiderohet si një ndihmesë që VV ta mbajë pushtetin në Kryeqytet, mirëpo duhet theksuar se jo gjithmonë votuesi e ndjek partinë, sidomos në balotazhe”, ka thënë ai.
Të njëjtën gjë e thotë edhe analisti tjetër Ramush Thairi. Ai ka thënë për arbresh.info se AKR-ja ka përvojë të mirë në koalicione duke përmendur koalicionin e nivelit qendror.
“AKR-ja ka përvojë të mirë nga koalicionet sidomos në nivelin qendror sepse tre ose katër deputetë i ka maksimalizuar disa herë më shumë dhe ka zënë vende në Qeveri me ministra e zëvendësministra, dhe në drejtori të ndryshme dhe këtë përvojë është tentuar që ta bëjë edhe në kryeqytetin e Kosovës duke lidh marrëveshje me VV-në”, ka pohuar Tahiri.
Kurse, analisti Donik Sallova thotë se padyshim marrëveshja e nënshkruar në mes VV-së dhe AKR-së garanton fitoren e Shpend Ahmetit.
“Pa dyshim koalicioni i VV-së me AKR-në, garanton fitoren e Shpend Ahmetit. AKR e kuptoi që elektorati i saj në Prishtinë është i prirë të votojë Shpend Ahmetin, prandaj edhe e formalizuan orientimin e tyre për të marrë pjesë në bashkëqeverisje”, ka thënë Sallova për arbresh.info.
Por pavarësisht kësaj sikurse Tahiri ashtu edhe Çollaku edhe pse kanë thënë që nënshkrimi i marrëveshjes është ndihmesë për Vetëvendosjen në balotazhin e 19 nëntorit ata thonë që jo çdo herë elektorati voton partinë.
“Gara në Prishtinë do të varet shumë edhe nga ajo se si do të zhvillohen gjërat ditëve në vijim- pra nëse do të ketë koalicione të reja. Shumë përcaktuese mund të jenë edhe partitë tjera si AAK, PDK dhe Nisma, gjegjësisht përcaktimi i tyre se me kë do të hyjnë në koalicion”, ka thënë Çollaku.
“A do të ketë sukses apo jo varet prej elektoratit sepse elektorati ndonjëherë nuk e dëgjon partinë në sepse elektorati nuk është i verbër ideologjikisht pasi që interesat rajonale ose komunale dallojnë prej interesave qendrore dhe qytetarët tash nuk votojnë partinë sa e votojnë personin dhe në balotazh votat në shumicën e rasteve janë meritë e kandidatit dhe më pak janë të partisë ose të vizionit partiak”, ka thënë Tahiri.
Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar marrëveshje me AKR-në sot gjatë ditës. Që të dy nënshkruesit e marrëveshjes Shpend Ahmeti dhe Selim Pacolli kanë thënë se me këtë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës./arbresh.info/J.Zhuniqi/
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...