AKR lidh koalicion qeverisës me LDK-në në Vushtrri

15:46 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Aleanca Kosova e Re ka vendosur që të mbështes Lidhjen Demokratike të Kosovës në balotazhin e 19 nëntorit në Vushtrri.

Mbrëmë AKR ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me LDK-në në këtë komunë.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info kryetari i Degës së AKR-së në Vushtrri, njëherësh ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë në raundin e parë, Nasuf Aliu.

Ai ka thënë se AKR si subjekt që ka shënuar rritje në Vushtrri, e ka parë si më të arsyeshëm një koalicion me LDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar të kësaj komune, Xhafer Tahiri.

Aliu beson që ky koalicion ta do qeveris Vushtrrinë në katër vitet e ardhshme.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë./arbresh.info/

image-0-02-05-bfbf2f1863df9030b5be629d775cf1c8083bec6a6ed80497f930fc061115e2dd-v

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme