Google ADS

Kryemadhi sërish takim me Bashën në selinë e PD-së

13:40 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka shkuar sërish në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të diskutuar aksionin opozitar pas deklaratave të djeshme të ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Kryemadhi, ashtu si edhe në takimet e mëparshme ishte e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shkruan gazeta Shekulli.

Takimi i tyre vjen një ditë pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” në muajin janar.

Gjithashtu ky takim zhvillohet një ditë përpara seancës së nesërme parlamentare, për të cilën Basha ka paralajmëruar betejë nga ana e opozitës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme