Gjatë dimrit ne kalojmë më shumë kohë brenda, lëvizim më pak dhe hamë më shumë – prandaj është normale se mund t’i shtojmë disa kile përgjatë muajve të dimrit.
Sidoqoftë, mirëmbajtja e peshës normale dhe shprehive të shëndetshme përgjatë dimrit jo vetëm se është e rëndësishme për menaxhimin e peshës, por edhe për shëndetin tonë të përgjithshëm, transmeton Telegrafi.
Për të shmangur shtimin e panevojshëm të peshës, nëse veç dëshironi ta shmangni këtë, provoni këto dy këshilla nga nutricionistja Hannah Braye:
Hani mëngjes të mbushur me proteina
Shumica e njerëzve hanë për mëngjes ushqime të mbushura me karbohidrate dhe pa vlera ushqyese. Por studimet tregojnë se konsumimi i sasive të mëdha të proteinave për mëngjes ndihmon në përmirësimin e kontrollit të apetitit, konsumimit të ushqimit, etj.
Në veçanti, mëngjeset të cilat përmbajnë vezë mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.
Reduktojeni stresin
Kortizoli dhe hormonet tjera të stresit veprojnë për të kontrolluar konsumimin e ushqimit dhe harxhimin e energjisë. Hormonet e stresit njihen për rritjen e konsumimit të ushqimeve me sasi të mëdha të yndyrës dhe sheqerit, e veçanërisht te gratë.
Nivelet e larta të stresit mund të shpijnë në humbje të peshës në bel, prandaj zvogëlimi i stresit është i rëndësishëm për menaxhimin e peshës dhe shëndetin afatgjatë.
Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme, kufizimi i sasisë së kafeinës dhe alkoolit, si dhe gjumi i mirë janë tejet të rëndësishme.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...