Google ADS

Valon Berisha i lumtur që miqësorja zhvillohet në Kosovë

11:53 | 8 Nëntor 2017
Arbresh Info

Valon Berisha është shprehur tejet i lumtur që Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen miqësore në stadiumin “Adem Jashari”.

Lojtari i Salzburgut ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të thirrur nga FFK-ja dhe trajneri i përkoshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti.

“Nuk ka ma mirë se me lu në vend tëndin. Mendoj se ka me qenë lojë e vështirë, pasi çdo përfaqësuese është në formë dhe po bën një lojë të mirë. Por, besoj se do ta mposhtim me një lojë shumë të mirë. Nuk ishte e lehtë të luash me ekipe si Kroacia, Islanda, Turqia. Sigurisht që në të ardhmen besoj se do të vijmë me rezultate më të mira”, ka thënë Berisha.

Ndeshja mes Kosovës dhe Letonisë zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin mitrovicas “Adem Jashari”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme