Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në një takim të veçantë me drejtuesit dhe stafin e klinikës, kryeparlamentari Veseli përgëzoi ata për punën dhe angazhimin e tyre të pakursyer në shërbim të qytetarëve, ndërsa garantoi përkrahjen e tij dhe të institucioneve qendrore.
Veseli tha se buxheti për shëndetësinë, krahas rritjes së fundit, do të shënojë rritje edhe më të madhe në vitet në vijim, në mënyrë që plotësohen kërkesat dhe nevojat, si në sektorin e barnave, ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe të ofrimit të shërbimeve të tjera, në mënyrë që të evitohet maksimalisht nevoja e qytetarëve për të kërkuar ndihmë mjekësore jashtë kufijve të Kosovës.
“Klinika e Onkologjisë është shembull i mirësjelljes së stafit ndaj pacientëve. Edhe pse me staf të pamjaftueshëm, këto heroina dhe këta heronj bëjnë punë të jashtëzakonshme, duke u qëndruar afër qytetarëve tanë. Shëndetësia do të ketë përkrahje shumë më të fuqishme. Zotohemi se nga 1 janari nuk do të ketë specialistë të papunë. Po ashtu do të rritet edhe numri i të punësuarve në sferën e infermierisë, ndërsa specializantët do të paguhen për punën e tyre”, theksoi Veseli.
Ai tha se është obligim i të gjithëve për ta çuar përpara këtë sektor dhe për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, theksoi përkushtimin e tij maksimal për të eliminuar difektet që e kanë përcjell shëndetësinë vite me radhë dhe njëkohësisht për të ndërmarrë hapa që përmirësojnë dukshëm kushtet në këtë sektor. Ai tha se përkundër sfidave, ndryshimet pozitive do të vërehen shumë shpejt.
Drejtori i përgjithshëm spitalor, klinik dhe universitar, Basri Sejdiu dhe drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ekrem Hyseni, falënderuan kryeparlamentarin Veseli për interesimin e tij të vazhdueshëm për gjendjen në shëndetësi dhe përkushtimin e theksuar për ta përmirësuar atë, si një nga sektorët më jetikë për qytetarët e vendit.
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...