Google ADS

Ahmeti: Me AKR-në garantojmë shumicën e Kuvendit komunal

11:26 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari aktual i Prishtinës, njëherësh kandidati për një mandat të dytë i VV-së për kët komunë në balotazhin e 19 nëntorit, Shpend Ahmeti ka nënshkruar sot marrëveshje të koalicionit me Selim Pacollin e AKR-së për këtë komunë.

Ahmeti tha në një konferencë për media, se e rëndësishme është që bashkë me AKR-në krijojmë shumicën në Kuvendin komunal, shkruan arbresh.info.

“Ne synojmë ta ndërtojmë shumicën në kuvendin komunal me subjektet me të cilat kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë në bashkëpunim më herët. Me këtë marrëveshje që e prezantojmë sot ne do ta ndërtojmë këtë shumicën dhe zotohemi së bashku të punojmë me zotërin Selim Pacolli dhe me AKR-në për vazhdimin e reformave që kemi filluar”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka lavdëruar me këtë rast fushatën e Selim Pacollit në raundin e parë të zgjedhjeve duke thënë se ai ka folur për gjëra shumë të rëndësishme për Prishtinën.

“Ka qenë një fushatë pozitive, ka dalluar prej të gjithë kandidatëve të tjerë pasi ka folur për gjërat e tjera për Prishtinën. I kemi marrë pikat tona programore me të mira dhe pikat programore me të mira që i ka pasur z.Pacolli dhe sot jemi të lumtur që para jush të prezantojmë diçka më ndryshe prej krejt koalicioneve”, është shprehur Ahmeti.

Sipas tij, programi i tyre ka 16 faqe dhe aty nuk flitet për ndarje postesh.

Ahmeti ka thënë se VV pret që nga balotazhi të ketë 18 asamblistë ndërkaq AKR 4 ose 5.

Marrëveshja e koalicionit VV-AKR është paraparirë nga një takim i Rrahim Pacollit nga AKR me Shpend Ahmetin para një jave.

Pacolli pati publikuar para një jave një fotografi gjatë një takimi me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun ku kishte shkruar “Sot gjatë ditës u takuam me Kryetarin e Prishtinës dhe diskutuam për të ardhmën e kryeqytetit”./arbresh.info/

yyyyy

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme