Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shfrytëzojnë vetëm rrugët legale nëse vendosin të migrojnë në vendet e BE-së apo në vende të tjera.
Sefaj ka thënë se ka rritje të emigrimit të rregullt të qytetarëve të Kosovës në shtetet e BE-së, shkruan arbresh.info.
“Republika e Kosovës ka bërë progres të madh në parandalimin përmes fushatave të ndryshme. Kemi rritje të emigrimit të rregullt të kosovarëve në shtetet e BE-së që tregojnë se kosovarët shfrytëzojnë rrugët ligjore për emigrim duke kontribuar edhe në ekonominë e vendit. Në anën tjetër javën e kaluar kam emëruar koordinatori nacional për migrim, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme. Unë si ministër i brendshëm zotohem që do të jap kontributin tim të parezervë në adresimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me migrim”, ka thënë Sefaj.
Sefaj ka thënë se Kosova ka kaluar nëpër peripecitë e veta që e kanë shtyrë popullin e saj të bëhet popull emigrant.
“Emigracioni ynë të jetë legal e të mos shfrytëzohen rrugët ilegale. Nuk do të kenë asnjë dobi po që se nuk analizohet migrimi në veçanti e rinisë tonë. Duhet të lidhim marrëveshje për punësim me vendet e BE-së por edhe më gjerë që popullata jonë të shkoj atje e organizuar, të jap diçka nga dija vet”, ka thënë Sefaj.
/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...