Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi në një prononcim për Gazeta Blic ka folur lidhur me takimin e djeshëm me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas Bulliqit aty është biseduar për angazhimin dhe aktivitetin e deritanishëm të Komisionit.
Ai tha për Blic se në momentin që janë të gatshëm do të bëjnë të ditur edhe të gjeturat e reja nga demarkimi i kufirit me Malin e Zi.
”Në momentin që jemi të gatshëm do të dalim me të gjeturat e reja.”, tha ai.
Sa i përket deklaratës së Presidentit të shtetit, Hashim Thaçi i cili përmes rrjetit social ka shkruar se tashmë dy vjet po shkarkohet konfuzion, nga siç shkroi ai zhurmë kotët, Bulliqi nuk ka pranuar të komentojë, duke shkruar se për të gjeturat do të diskutohet në kohë optimale.”Në kohë optimale do të flasim për këtë çështje.”, tha ai.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj priti në takim informues anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me të cilët bashkëbisedoi për angazhimin dhe aktivitetin e deritanishëm të Komisionit.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se “Anëtarët e këtij Komisioni, të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, e njoftuan Kryeministrin për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve”.
Haradinaj e vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre dhe njëkohësisht theksoi se raporti përfundimtar duhet të përmbajë një nivel të lartë profesional si dhe të bazohet në fakte origjinale, të vlefshme dhe të verifikuara.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...