Rrahmani: Gratë në Kosovë po diskriminohen në shumë fusha

09:32 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), sot lanson raportin “Progresi i Kosovës në përafrimin e ligjeve të saja me ligjet e BE-së mbi barazinë gjinore”.

Gresa Rrahmani, nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), tha se qëllimi i këtij dokumenti është të shihet se sa është përafruar legjislacioni i Kosovës me ato të BE-së, sa i përket barazisë gjinore.

“Me këtë dokument janë identifikuar se ku janë mangësitë, ku edhe do të mund të jepen edhe rekomandimet”, tha ajo në një intervistë në RTK. Sipas saj Kosova ka legjislacionin e mirë për barazi gjinore, por mungon zbatimi.

“Nuk ka nevojë për ligje të reja për barazi gjinore, ka nevojë për harmonizim dhe plotësim”, theksoi ajo.

Rrahmani, tha se kjo kërkohet nga direktivat e BE-së.

Ajo vlerësoi se gratë janë të diskriminuara në shumë fusha, si në punë etj. “Prej momentit kur shpallen konkurset për punë inkurajohen personat ku kërkohen specifika, pra këtu kemi të bëjmë me diskriminim, ku ka kërkesa për planifikimin familjar. Ndoshta punëdhënësit nuk janë të informuar me Ligjin e Punës”, tha ajo.

Sipas saj, në sektorin privat ka më shumë diskriminim. “Në sektorin publik është më mirë, por ka edhe aty shkelje”, tha Rrahmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme