Shkencëtarët eksplorojnë gropën nënujore, habiten nga ajo që gjejnë brenda

02:06 | 8 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kjo gropë e madhe ujore ishte përshkruar me herët nga gjeologët dhe tani shkencëtarët më në fund e kanë eksploruar këtë monument natyror që ndodhet në Great Barrier Reef.  

Vrima blu shtrihet rreth 120 milje nga Daydream Island, në bregun veri-lindor të Australisë. Ajo që dihej në fillim rreth kësaj vrime ishte prezenca e koraleve të shumta në këtë zonë, por aty u zbulua shtëpia e një kolonie të shëndetshme koralesh.  Johnny Gaskell, një biolog detar nga Australia, shpërndau pamjet e mrekullueshme të Vrimës Blu në Instagram.

Ai shkroi:-“ Ekipi i zhytësve ka eksploruar pak më shumë se 20 metra (65 këmbë) poshtë në vrimën blu, para se të përplaseshin nga sendimentet e zhveshura dhe pjerrëta, që të çojnë drejt qendrës. Ishte e mrekullueshme të shihja koloni të mëdha të koraleve të shëndetshme.

Zbulimi i koraleve të shëndetshme në vrimën e kaltër mund të vijë si një surprizë për ekspertët, pas zbardhimit të gjerë të koraleve në Great Barrier Reef. Koralet e Great Barrier Reef kanë pësuar dy goditje të njëpasnjëshme të zbardhjes, në vitin 2016 dhe në fillim të këtij viti, duke ngritur shqetësimet e ekspertëve rreth mbijetesës së koraleve, të cilat po zhduken nga ngrohja globale.

https://www.youtube.com/watch?v=702ffR6pSXw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme