Një grua 70-vjeçare nga Japonia është dënuar me vdekje, pasi vrau dy dashnorë dhe burrin e saj.
Chisako Kakehi është akuzuar për përdorimin e cianidit për të vrarë dashnorët e saj, ku më pas ka përfituar miliona nga pagesat e sigurimeve, transmeton portali arbresh.info
Prokurorët thanë se ajo kishte në shënjestër burra të pasur, që ishin kryesisht të moshuar ose të sëmurë.
Në mediat japoneze, ajo u bë e njohur me nofkën “vejusha e zezë”, sipas merimangës femër që vret burrat pas seksit.
Gjykata e Qarkut në Kiotos vendosi që Chisako Kakehi, vendosi që ajo të dënohet me vdekje, edhe pse është diagnostifikuar si e çmendur.
Kakehi, e cila ishte e pranishme në seancë, ka kërkuar nga gjykatësi që të flasë me zë të lartë dhe nuk ka treguar asnjë emocion kur i është shqiptuar dënimi.
Kakehi ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj të katërt, 75 vjeç, Isao Kakehi, më 28 dhjetor 2013, një muaj pasi u martuan.
Ajo u akuzua gjithashtu për vrasjen e dy dashnorëve të saj, të moshës midis 70 dhe 80 vjeç dhe për vrasjen dhe vjedhje e një dashnori tjetër.
Gjatë seancës ajo ka pranuar se e ka vrarë burrin e saj, ndërsa ka shtuar se ai “nuk e ka trajtuar mirë”.
Kjo është rasti i dytë më i gjatë i gjykatës që përfshin një juri që nga viti 2009, kur Japonia paraqiti një sistem të përbashkët gjyqësor-jurie./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...