Google ADS

Morri 5 gram kokainë, më pas kërkoi nga policia ta arrestonin

00:46 | 8 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një burrë që morri pesë gram kokainë, ka hyrë në një stacion policor me thikë në dorë dhe ka kërkuar që të arrestohej.

Mark Hollaway ishte kapur me një thikë kuzhine në dorë, pasi u përplas në një stacion policor në qendër të Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info

34-vjeçari, që nuk ishte në gjendje të mirë, u është drejtuar policisë duke ju thënë: “Kam një thikë në dorë dhe kam nevojë për arrestim”.

blp_4226jpg

Gjykata në Liverpool ka thëksuar se ai ka qenë nën ndikimin e drogës kur është dorëzuar në polici.

Atij i është dhënë ndihmë nga shërbimi i ambulancës, të cilët i kanë dhënë injekson për ta qetësuar.

Sipas avokatëve të të akuzuarit, ai nuk ka pasur për qëllim të lëndojë askë, prandaj edhe është drejtuar për në stacionin policor.

Hollaway është dënuar me gjashtë muaj burg për kërcënim me thikë, por Gjykata ka argumentuar duke thënë se ai është lënë i lirë për shkak se ka eksperimentuar me drogë dhe alookol./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme