Xhafer Tahiri nga LDK-ja, ka thënë që në komunën e Vushtrrisë, do të ndërtoj një qeverisje të hapur, pa korrupsion, duke ofruar llogari qytetarëve për çdo veprim.
Ai ka premtuar punësimin e të rinjve në punë praktike, në mënyrë që të krijoj ndërlidhjen në mes të tregut të punës dhe shkollimit.
“300 të rinj që do të punësohen çdo vit në punë praktike, në mënyrë që të kemi ndërlidhjen në mes të tregut të punës dhe shkollimit. Kjo do ti kushtoj komunës vetëm 90 mijë euro.” ka thënë Xhafer Tahiri në një intervistë në Magazina Lokale të Klan Kosovës.
Tutje ai ka thënë që do ti kushtoj rendësi të veçantë punës praktike që lidhet me përpunimin e drurit si dhe do të shtojë degën e zdrukthëtarisë.
Veç kësaj ai ka premtuar që do të realizoj digjitalizimin e plotë të administratës, këtu duke përfshirë edhe kadastrën, njofton Klan Kosova.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...