Plot 3 milionë paketa cigaresh kontrabandë janë kapur nga Doga e Durrësit pas kontrolleve të kryera në 5 kontenierë.
Malli kap një vlerë prej 610 mijë eurosh. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, paketat e cigareve mendohej se do të kalonin në tregjet europiane për përdorim ilegal. Cuditërisht në njoftim nuk jepen të dhëna për personat e arrestuar për këtë ngarkesë apo persona të tjerë të implikuar në kontrabandën e cigareve.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Doganave:
Bazuar në informacionet e marra nga strukturat inteligjente të partnerëve ndërkombëtarë ka bllokuar mbrëmjen e djeshme, më datë 06.11.2017, pas një procesi të detajuar hetimor të nisur që më 30 tetor 2017, një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit.
Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës, në prani të përfaqësueve ligjorë të shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës, ushtroi kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur tek 5 (pesë) kontenierët e ndaluar, ku sipas informacioneve dhe dokumentacionit paraprak të administruar, rezultonte se kishin të ngarkuar cigare.
Pas verifikimit të elementëve të sigurisë së konteinerëve, ku rezultoi se plumbçet e vendosura në kontenierë ishin origjinale dhe të padëmtuara, u bë peshimi dhe skanimi dhe kontenierët u dërguan tek sheshi i trageteve për ushtrimin e kontrollit të plotë fizik të mallit të ndodhur në to.
Nga kontrolli i plotë fizik rezultoi se:
Në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli. ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit Bil Of Loading i paraqitur në doganë.
Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është rreth 428 milionë lekë.
Gjithashtu theksojmë se paketat e cigareve ishin të pa pajisura me pulla fiskale.
Në përfundim të kontrollit të plotë fizik, u morën mostra për çdo lloj pakete, u përpiluan evidencat e kontrollit fizik për çdo kontenier, u bë riplumbosja e kontenierëve të cilët u dërguan përsëri pranë sheshit të kontenierëve mbi bazën e aktit të bllokimit të mbajtur nga strukturate e DOH-së së D.P.Doganave.
Strukturat hetimore te DPD-se kane pergatitur materailin perkates referues ne Prokurorine e Durresit dhe kanë marrë te gjitha masat per sekuestrimin dhe konfiskimin e ketij malli te paligjshem i cili mendohej se do te kalonte per perdorim ilegal ne tregjet europiane./lapsi.al
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës