Iker Casillas ka fituar trofeun “Golden Foot 2017”.
Pas Gigi Buffon, që e fitoi këtë çmim në edicionin e vitit 2016, një tjetër portier ka fituar mirënjohjen prestigjoze që mund të fitohet vetëm një herë në jetë, duke lënë gjurmët e duarve të tij në Champions Promenade në lungomaren e Principatës së Monacos. Ato që dekretuan fituesin ishin votat e publikut, që preferoi Casillas mbi kandidatë si Pirlo, Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Me votat e tifozëve, Casillas ka lënë pas emra të tjerë të mëdhenj të futbollit botëror, si Cristiano Ronaldo, Messi, Neuer, Sergio Ramos, Robben, Thiago Silva, Suarez, Yaya Touré dhe Andrea Pirlo, duke pasuar kështu një tjetër portier në Champions Promenade. Një mirënjohje në karrierë, një çmim individual që nuk bërriti kurrë gjatë viteve të tij të suksesshme te Real Madrid dhe përfaqësuesja spanjolle.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...