Kryeministri i Libanit “nën arrest shtëpiak” në Arabinë Saudite

22:40 | 7 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Saad al-Hariri, i cili dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Libanit, është duke u mbajtur nën arrest shtëpiak në Arabinë Saudite.

Zyra e Haririt dhe mediat në pronësi të Arabisë Saudite thanë se ai fluturoi drejt Emirateve të Bashkuara, transmeton portali arbresh.info

Ndihmësit e Haririt, politikanit më me ndikim suni në Liban, kanë mohuar pretendimet e mediave të Hezbollahut se ai “është ndaluar në mbretëri”.

Të hënën, Ministri i Jashtëm i Saudit, Adel Jubeir, hodhi poshtë pretendimet e “pakuptimta” se se mbretëria e detyroi Haririn të japë dorëheqjen dhe tha se ai ishte i lirë të largohej në çdo kohë.

Dorëheqja e Haririt ka hedhur përsëri Libanin në vijën e frontit të rivalitetit midis Arabisë Saudite sunite dhe Iranit shiit që ka shkaktuar trazira në Siri, Irak, Jemen dhe Bahrein./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme