Idrizi akuzon kundërkandidatin: Po kopjon programin tim

22:39 | 7 Nëntor 2017
M. A.

Kandidati i PDK’së për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi thotë se kundërkandidati i tij nga radhët e LDK’së po kopjon pjesë të planit të tij për qeverisjen e komunës.

“Po më vjen mirë që Xhafer Tahiri po merr pjesë të planit tim. Mos kopjo(i drejtohet Tahirit).Ai po thotë që do t’i punësojë treqind të rinj, premtim i cili ditë më parë i doli praktikë profesionale, edhe sepse planifikon t’i paguajë 100 euro në muaj. Te pjesa e profesionalizmit të administratës nuk kam shumë të them, sepse administrata e Vushtrrisë është renditur në pesë komunat ku ajo funksionon më mirë”, tha Idrizi në Klan Kosova.

Më 22 tetor Izdrizi mori 33.32 për qind të votave ndërsa Xhafer Tahiri i LDK’së fitoi 25,78 për qind të votave.

Balotazhi do të mbahet më datë 19 të këtij muaji.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme