Bashkimi ka qenë nikoqir i skuadrës bullgare, BC Levski 2014, në palestrën “Sezai Surroi”.
Përballja e vlefshme për Ligën Ballkanike përfundoi me triumfin bindës të ekipit prizrenas me rezultat 70-63.
Çereku i parë ishte i ngushtë nga të dyja skuadrat, mirëpo përfundoi me një pikë avantazh për mysafirët (11:12).
Në dhjetëminutëshin e dytë, të dy kundërshtarët shënuan pikë të barabarta (21:21).
Në këtë mënyrë, ekipi nga Prizreni shkoi në pushim me disavantazh prej një pike (32-33).
Përmbysjen e madhe, Bashkimi e bëri në çerekun e tretë duke shënuar 26 pikë, kundrejt dhjetë pikëve të Levskit.
Edhe pse, skuadra bullgare e fitoi çerekun e fundit (12:20), nuk arriti që të kthehej për t’i shkaktuar probleme ekipit prizrenas.
Kjo ishte fitorja e parë e Bashkimit në Ligën Ballkanike, pas dy humbjeve të mëparshme.
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...