Kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë qe infrastruktura e kësaj komune nuk është realizuar siç duhet gjatë dhjetë vjetëve të fundit, përderisa kritikoi projektin e rrethrrotullimin në hyrje të Vushtrrisë si dhe sheshin e këtij qyteti.
“Rrethi në hyrje shkakton ngarkesë në komunikacion dhe kemi kolona të gjata. Pastaj sa përket sheshit, ka pothuajse dy vjet që nuk ka pasur ndriçim, janë thyer pllakat, është gabuar në projektim dhe nuk është mbikëqyr siç duhet”, ka thënë Xhafer Tahiri në një intervistë ne Magazina Lokale në Klan Kosova.
Përderisa bëri këto komente Tahiri ka thënë që pas konsultimeve me ekspertë do të ofroj zgjidhje për rrethrrotullimit, që sipas tij është realizuar në bazë të interesave personale të drejtorit të kësaj komune.
Tutje ai ka thënë që do të ndërtoj parkingje me partneritet publiko-privat, konkretisht në afërsi të qendrës historike, si dhe do t’i rikthej parkingjet për persona me aftësi të kufizuara.
Tahiri gjithashtu ka drejtuar akuza ndaj PDK-së për diskriminim në baza partiake sa i përket infrastrukturës.
“Gjithë qytetarët ankohen për diskriminim të skajshëm në baza partiake sa i përket infrastrukturës. Janë lënë anash punimet e rrugëve në afërsi të votuesve të partive të tjera” ka thënë Tahiri.
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...
Për 300 vende të hapura për rekrutë të rinj, kanë aplikuar 1...