Google ADS

Elida 19 vjeçe vdes në vijat për këmbësorë, e shkelur nga një pensionist pa leje makine

21:45 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Pensionisti 80 vjeçar në fakt nuk kishte fare të drejtë të ngiste veturën.

Atij i ishte marrë kohë më parë patentshoferi. Por ai megjithatë kishte në duar timonin mbrëmjen e kobshme për familjen Osmani nga Maqedonia. Në mbrëmjen e të hënës, ish dentisti kishte ngarë veturën e tij në Lenzburg (Aargau) edhe në vendkalimin për këmbësorë (zebra) pa parë nëse aty dikush po e kalonte rrugën, shkruan blick.ch.

Dhe kjo pakujdesi e tij i ka kushtuar me jetë vajzës 19 vjeçe nga Maqedonia, Elida Osmani, e cila ishte në të drejtën e vet, duke kaluar nëpër vijat e bardha, transmeton albinfo.ch. Ajo ka ndërruar jetë pak më vonë në spital. Elida ka qenë duke ndjekur shkollën e zanatit në Migros.

Familja e Elidës është thellësisht e tronditur nga dhembja. Vetëm kushëriri i vajzës së ndjerë, Bedri Asani ka qenë në gjendje të flasë për tragjedinë. “Elida po vinte me autobus drejt shtëpisë nga vendi i zanatit, në Migros të Cyrihut. Sapo kishte folur me të ëmën në telefon dhe i kishte thënë se së shpejti do të ishte në shtëpi”.

Por ajo nuk arriti kurrë më atje… “Pas një kohe babai i saj ishte vënë në kërkim dhe kishte vënë re se në vendin e pritjes së autobusit kishte makina të shërbimit të shpëtimit. Sigurisht e kishte parandjerë të keqen, përcjell albinfo.ch. Kishte vrapuar te vendi i aksidentit ku e kishte marrë për herë fundit Elidën e tij në krahë.

Ndërsa për shkaktarin e aksidentit, Bedriu thotë: “Ai duhet sigurisht të japë llogari”. Por edhe komuna duhet të bëjë diçka. Ndoshta t`i ndriçojë më mirë vijat e bardha për këmbësorët, në mënyrë që të mos shuhet edhe një jetë e re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme