Kryeministri i Irakut paralajmëron Europën për kërcënimet terroriste

21:36 | 7 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri irakian Haider al-Abadi, ka paralajmëruar Europën dhe vendet rajonale për një kërcënim serioz terrorist, duke pohuar se forcat irakiane do të vazhdojnë të luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

“Unë paralajmëroj për një kërcënim serioz në Europë dhe në vendet e rajonit”, tha ai, në një konferencë për shtyp pas takimit të tij të përjavshëm të kabinetit, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth kërcënimit, ose se kush qëndron prapa tij.

Sa i përket luftimeve kundër grupit terrorist ISIS, Abadi, i cili është gjithashtu komandant i forcave të Irakut, tha se urdhëroi forcat irakiane “të luftojnë sulmet në zonat e Irakut, por edhe nëse ato vijnë nga territori sirian”.

Tensionet vazhdojnë të mbesin të larta mes Bagdadit dhe rajonit të Kurdistanit, pasi kurdët mbajtën një referendum të dikustueshëm për pavarësi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme