Policia i blen ushqim gruas që u kap duke vjedhur, kishte tre ditë pa ngrënë

22:32 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kur policia në Karolinën e Veriut iu përgjigj raportimeve për vjedhje në një supermarket, ata gjetën një nënë duke u përpjekur të ushqente familjen e saj.

Gruaja e dyshuar për vjedhje në supermarketin Food Lion në Hillsborough, Karolina e Veriut, kishte qenë pa ushqim për tre ditë, transmeton portali arbresh.info

Në një post në Facebook, Departamenti i Policisë Hillsborough deklaroi se kreu i lartë Keith Bradshaw dhe oficeri i klasit të parë Candace Spragins e gjetën autoren në vendbanimin e saj, ku ajo e ktheu  ushqimin me vlerë prej 36 dollarë që vodhi për të dhe fëmijën e saj.

“Ky nuk ishte një krim për shkak të lakmisë, por që shihej si e nevojshme nga një nënë që përpiqej të ushqente një fëmijë”.

Duke folur për BBC, togeri Andy Simmonds, i cili postoi historinë e oficerit në Facebook, tha: “Tetari Bradshaw shikoi brenda frigoriferit dhe pa se ishte i zbrazët”.

Zyrtarët vendosën të ndërmarrin veprime për të lehtësuar rrethanat e gruas.

Ata blenë ushqim për gruan dhe familjen e saj./arbresh.info/

_98652948_839a466a-7e33-409e-ac45-1d9dd9427bef

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme