Vret të birin sepse ishte homoseksual

21:30 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një baba është arrestuar, pasi dyshohet të ketë vrarë të birin kur mori vesh se ai ishte homoseksual.

Giovanni Melton nga Nevada u qëllua për vdekje nga i ati Wendell Melton pas një zënke, ku ky i fundit mori vesh që djali i tij ishte gay dhe kishte të dashur, transmeton portali arbresh.info

giovanni

“Ai e urrente faktin që djali i tij ishte homoseksual”, ka thënë nëna adoptuese e 14-vjeçarit.

“Jam e sigurt që brenda mendjes së tij, ai do të preferonte të kishte një djalë të vdekur sesa një djalë homoseksual”, ka thënë më tej ajo.

Giovanni jetonte i vetëm në një apartament ku edhe gjeti vdekjen nga duart e babait të tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme