Aeroplani bën ulje emergjente, pasi gruaja zbuloi se burri po e tradhëtonte

20:13 | 7 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një aeroplan i Qatar Airways është detyruar të bëj ulje emergjente, pasi një grua ka zbuluar se burri i saj po e mashtronte.

Gruaja iraniane, e cila ka kërkuar të mbetet anonime, përdori gjurmët e gishtave të burrit të saj për të zhbllokuar telefonin e tij, derisa ai ishte në gjumë. Aty ajo zbuloi të vërtetën tronditëse, transmeton portali arbresh.info

Punonjësit e fluturimit nuk kanë qenë në gjendje të qetësojnë gruan, përderisa ajo vazhdimisht godiste burrin e saj.

Gjestet e saj kanë detyruar pilotët që të marrin vendim dhe të bëjnë ulje emergjente në Indi. Ngjarja ka ndodhur me 5 nëntor.

Fluturimi ishte në rrugën e tij nga Doha në Bali kur ka ndodhur incidenti, duke e detyruar avionin të aterojë në Indi, në në mënyrë që çifti dhe fëmija i tyre të largohet nga aeroplani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme