Të mbash nivelin e sheqerit nën kontroll mund të jetë më e vështirë nga se mendoni, pasi kjo grimcë ndaj të cilës mund të varesh shumë lehtë, gjendet thuajse në çdo ushqim që konsumojmë.
Specialistët thonë se është mirë që të limitojmë konsumin e sheqerit sepse nëse shtohet në pije dhe ëmbëlsira, sheqeri favorizon shtimin e kileve dhe formimin e kariesit.
Por ajo që nuk dihet është se sa më shumë konsumojmë, aq më shumë shpenzojmë energji për të mbajtur gliceminë në nivele të ulëta. Pra, sa më shumë sheqer, aq më shumë lodhje për organizmin.
Sheqernat nuk ndodhen vetëm në pluhurin që i hedhim kafesë dhe çajit, pasi makaronat, orizi, drithërat përkthehen me karbohidrate komplekse, që do të thotë më shumë molekula të thjeshta sheqeri të vendosura bashkë.
Pa llogaritur frutat (një mollë përmban një lugë kafeje sheqer), pijet freskuese (një shishe arançate përmban dhjetë) dhe ushqimet e kripura si ketchup-i dhe djathërat.
Pak e dinë, por 100 g mocarelë përmban me shumicë një tjetër lloj sheqeri: laktozin. Nuk ngelen më pas perimet, sidomos karotat, domatet dhe argjinarja. Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë