Ligji për gjuhën shqipe të enjten sërish kthehet në debat parlamentar.
Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve ka ngecur në leximin e parë.
Por partitë politike të shumicës parlamentare vazhdojnë me deklarata kontradiktore sa i përket këtij ligji.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tuntev, thotë se partia e tij është gatshme të bëjë ndryshime në ligj dhe është në kontakt edhe me ekspertë të fushave të ndryshme për një ligj sa më cilësor, shkruan tv21.tv.
“Ne jemi të përgatitur që të ndërmarrim hapa serioz në drejtim të përmirësimit të tekstit, në drejtim të eliminimit të gjitha dilemave dhe lëshimet eventuale, sepse e dini që është një gjë tjetër që politikanët të ulën dhe të rrumbullakojnë një gjë që është produkt i marrëveshje mes partnereve të koalicionit, dhe një gjë tjetër është që ajo të jetë mbi baza të rregullave, kritereve dhe rregullave të cilat ne si kuvend, gjegjësisht si deputet i kemi miratuar me veprimin tonë”, u shpreh Tomisllav Tuntev, nga LSDM.
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, thotë se Ligji për gjuhën nuk ka ngecur dhe se pret mbështetje edhe nga opozita për miratim.
“Vullneti politik tek partnerët politikë të koalicionit nuk është zbehur, por përkundrazi është rikonfirmuar me fitoren e madhe të zgjedhjeve lokale dhe jam i bindur që edhe opozita do të tërhiqet nga obstruksionet që bëhen këtij ligji dhe do të miratohet në kuvend të Republikës së Maqedonisë”, tha Grubi.
Nga partia BESA, thonë se ky Ligj nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe. Dhe se kjo shumicë parlamentare nuk ka vullnet për zbatimin e marrëveshjes për gjuhën shqipe.
“Ky ligj nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe në institucione publike dhe shtetërore. Ajo që është intencë dhe synim pjesë e deklaratës shqiptare që morën obligim partitë shqiptare, dhe me mburrje thirren se gjuha shqipe do të jetë zyrtare dhe me ketë propozim ligj, kjo nuk ndodhi tani kemi vetëm avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në krahasim me ligjin e vitit 2008”, tha Fadil Zendeli, nga Lëvizja BESA.
VMRO-DPMNE ka kërkuar tërheqjen e Ligjit dhe kërkon debat publik.
Sipas tyre ky Ligj nuk ndihmon qytetarët e Maqedonisë dhe len jashtë bashkësitë e tjera etnike.
Ligji për gjuhën shqipe është ndërprerë për shkak të fillimit të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale.
Propozim-ligji i ri për përdorimin e gjuhëve avancon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror, duke rregulluar paralelisht parimet, mënyrën dhe përgjegjësinë e institucioneve për të siguruar përdorimin zyrtar të gjuhës që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e tij kundrejt të drejtës së qytetarëve për ta përdorur dhe për ta zbatuar atë në nivel zyrtar.
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...