Tërmkolli kritikon dialogun e Brukselit, kërkon ndryshime

19:18 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ish-deputetja nga radhët e LDK’së Melihate Tërmkolli shprehu kritika ndaj mënyrës si është zhvilluar dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Melihate Termkolli thotë se dialogu i deritanishëm në mes këtyre dy shteteve ka pasur vetëm një rezultat, ai që çdo ditë e më shumë po e dërgon Serbinë drejt Bashkimit Europian.

Tërmkolli për Tribuna Channel shtoi se Kosova nuk duhet të shkojë në bisedime ku marrëveshjet e tyre janë false, duke aluduar se me këtë dialog nuk po arrihet ndonjë traktat paqeje.

Sipas saj janë të pakta marrëveshjet po gjejnë zbatim në praktikë.

Ish-deputetja e LDK’së theksoi se nuk duhet të zhvillohet dialog pa kërkimfaljen e Serbisë dhe pranimin e saj se ka kryer gjenocid në Kosovë.

Thotë se të gjitha tokat që Serbia i ka marrë që nga Toplica e të gjitha pjesët e tjera nga shqiptarët duhet të kthehen.

Përndryshe sipas saj nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me marrëveshje siç i quajti ajo false.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme