Demarkacioni të kalohet sa më parë ka porositë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi.
“Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, të mbyllet. Republika e Kosovës nuk ka kohë të humbë më tepër. Politikanët kosovarë duhet të shohin larg dhe të mos lënë proceset të pambaruara. Nuk do të lodhem së përsërituri këtë – ka thënë Presidenti Ilir Meta.
Nga ana tjetër, Presidenti Meta ka përsëritë mbështetjen e shtetit shqiptar në proceset e reja progresive rreth Diasporës.
“Pothuajse gjysmën e popullit e kemi jashtë vendit dhe besoj, ka ardh koha që kujdesi i dy shteteve tona ndaj shqiptarëve që jetojnë në diasporë të marrë forma konkrete” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri Dardan Gashi.
Gjatë vizitës dy ditore të Ministrit Gashi në Shqipëri dhe takimet me homologët nga shteti shqiptar për bashkërendimin e aktiviteteve dhe strategjive për Diasporën, Presidenti Meta ka uruar dhe përgëzuar zv. Kryeministrin Gashi për detyrat e reja qeveritare.
Në takimin e dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare më 27 nëntor, janë planifikuar dhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve të dy ministrive të Diasporës të të dyja vendeve.
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel
Tetori rozë, Osmani: Asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në...
Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe d...
Gërvalla flet me shqiptarë në Zvicër për sfidat e mësimit të...
Sveçla takohet me homologun e tij bullgar, flasin për siguri...
“Dita e Gështenjës”, Haradinaj: Simbol i tradita...