Grupi i njohur Etnon janë shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët që sjellin, dhe në përgjithësi bashkëpunimet.
Ata e filluan karrierën shumë vite më parë si Etno Engjujt, teksa më pas ‘shkrinë’ emrin e tyre, duke e ndryshuar në vetëm Etnon.
Genc Prelvukaj dhe Milot Hasangjekaj janë dyshja që përbëjnë këtë grup, ndërsa përveç emrit të grupit, edhe emrat e pseudonimeve të tyre kanë pësuar ndryshime.
Milot Hasangjekaj ka qenë ai i cili ka bërë të ditur së fundmi se pseudonimi i tij i ri, nga sot e tutje do të jetë BIG EM.
Vite më parë, ai njihej si MCM, ndërsa tani ka vendosur ta ndryshojë pseudonimin duke i dhënë një kuptim pak më të gjerë: atë të fjalës “Big” që në shqip përkthehet si “i/e madhe”, dhe M, që në shqiptim lexohet “EM”.
Me një emër të tillë, atë do të kemi mundësinë ta ndjekim në projektin e tij të ardhshëm që do ta sjell brenda pak javësh, e që do të jetë bashkëpunim.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...