Google ADS

Sigal Prishtina sonte luan raundin e dytë në FIBA Europe Cup

17:53 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Fundi i Sezonit të Rregullt është duke u afruar me shpejtësi në FIBA Europe cup, me biletat e para të Raundit të Dytë që po mbahen këtë javë, shkruan portali arbresh.info

Përkundër disfatës së javës së kaluar, Sigal Prishtina dhe Keravnos janë më së afërti për të mbyllur lojën e kualifikimeve brenda grupit, por asnjëra matematikisht më vete nuk mund ta arrijë.

edmond azemi

Po të kishte fituar kundër Belfius Mons-Hainaut, ata do të kishin nevojë për një rezultat të favorshëm nga ndeshja tjetër në Grupin G për të kaluar në fazën e ardhshme.

Belgët sonte do ta kenë vështirë të mundin skuadrën nga Prishtina, pasi kjo e fundit nuk njeh humbje këtë edicion si vendëse.

Ndeshja do të luhet në orën 19:00 në Pallatin e Rinisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme