Google ADS

Epidemi e virusit të ngjashëm me Ebolën në Ugandë

17:43 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një epidemi e një virusi vdekjeprurës “klinikisht të ngjashëm” me Ebolën ka shpërthyer në Ugandë, njoftojnë ekspertët e shëndetësisë.

Sëmundja virale Marbug, që vret rreth 88 për qind të personave që sulmon, konsiderohet si një nga patogjenët më vdekjeprurës që ekziston, transmeton portali arbresh.info

Pesë raste janë identifikuar deri tani, ndërsa agjencitë ndërkombëtare të ndihmave kanë dërguar ekipe për të kontrolluar përhapjen.

Ky virus vjen pas rasteve të shumta të murtajës në Madagaskar, që po konsiderohet si më i keqi në 50 vite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme