Google ADS

Sejdiu ia numëron Abrashit 11 punësimet familjare në kohën sa ishte ministër

16:57 | 7 Nëntor 2017
M. A.

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu përmes një postimi në “Facebook” ia ka numëruar kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashit 11 punësimet familjare që sipas Sejdiut i ka bërë në kohën kur ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, shkruan arbresh.info.

Postimi i plotë i Dardan Sejditu:

Në kohën kur ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi punësoi familjarë të krerëve të LDK-së. Për një kohë shumë të shkurtër, ai punësoi:

  1. Djalin e vëllait të Isa Mustafës;
  2. Gruan e djalit të Isa Mustafës, Edita Bajrami Mustafa;
  3. Djalin e Vlora Dumoshit, Ron Kryeziun, i cili tutje shkoi në MPJ për të vazhduar më pas në Ambasadën në Ëashington;
  4. Djalin e Agim Veliut, Shkumbin Veliun;
  5. Djalin e axhës së Astrit Haraqisë, Drin Haraqinë;
  6. Djalin e Imri Ahmetit, Qëndrim Ahmetin;
  7. Nipin e Muhamet Mustafës, Izidin Bytyqin;
  8. Gruan e këshilltarit të tij Selatin Kllokoqit, Ardiana Gashin;
  9. Mbesën e Lutfi Zharkut;
  10. Nipin e deputetit Salih Morina, Arton Bujupin;
  11. Kryetarin e degës së LDK-së në Malishevë.

Sado i ri që duket në moshë, ai mbetet nën konceptin e vjetër të LDK-së, koncept të cilit i është përgjigjur qytetari i Prishtinës tash e katër vite.

Këto kishe pas mundësi me i sqaru mirë në debat, andaj dil në debat Arban!

Të ngjashme