Një rus që ka habitur shkencëtarët, thotë se që nga lindja ai jetonte në Mars para se të rilindte në Tokë.
Boriska Kipriyanovich hutoi ekspertët me njohuritë e tij për hapësirën për afërsisht 20 vite, transmeton portali arbresh.info
Prindërit e tij pretendojnë që ai mund të fliste menjëherë pas lindjes, si dhe shpesh diskutonte tema që ata asnjëherë nuk e kishin mësuar, të tilla si civilizime të alienëve.
Si fëmijë, ai mahniti mjekët e tij kur ishte në gjendje të lexonte, shkruante e të vizatonte në moshën dyvjeçare.
Boriska thotë se ka jetuar në planetin e kuq, që ka përjetuar katastrofë bërthamore në të kaluarën e largët.
Ai thotë se marsianët që janë rreth dy metra të gjatë jetojnë ende në nëntokën e Planetit të Kuq dhe thithin dioksid karboni.
Sipas Boriskas, ata janë të pavdekshëm dhe ndalojnë së plakuri në moshën 35 vjeçare. Ata gjithashtu janë të avancuar teknologjikisht dhe të aftë për udhëtime ndëryjore.
Më tej, kur ishe në shkollë fillore ai kishte thënë se marsianët kanë një lidhje të fortë me egjiptianët antikë në Tokë dhe se kishte vizituar planetin njëherë si pilot.
Ai tha se jeta në Tokë do të ndryshojë në mënyrë dramatike kur monumenti i madh i Sfinksit në Giza të “zbulohet”, duke shtuar se mekanizmi i hapjes është i fshehur pas një veshi./arbresh.info/
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...