‘Ozil ishte fantazmë’ kundër Cityt

15:48 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit ka kritikuar mesfushorin gjerman, Mesut Ozil, për përformacen e tij kundër Manchester Cityt.

Ish mesfushori francez i Arsenalit, nuk i ka kursyer kritikat e tij për paraqitjen e Mesut Ozilit në humbjen e londinezëve 3 me 1, shkruan arbresh.info.

Ozil u kritikua se nuk dha maksimumin e tij në këtë ndeshje dhe se ishte vetëm një ‘fantazmë’.

“Arsene Wenger tentoi disa taktikat kundër Cityt, por gaboi rëndë. Ai duhej të bënte më shumë ndërrime në mesfushë. Ozil ishte vetëm në fushë, por ishte vetëm fantazma e tij”, tha Petit.

“Arsene para ndeshjes kishte thënë se do të vendoste një ekip sulmues në Etihad Stadium. Ai dëshironte që skuadra e tij të shënonte gola dhe jo të mbrohej”, përfundoi legjenda franceze.

Arsenali tashmë është 12 pikë larg pozitës së parë dhe renditet në të gjashtën me 19 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme