Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe ka marrë rrugë për në Ballkanin Perëndimor për një vizitë dy ditëshe.
Ai do të vizitojë Shqipërisë dhe Kosovën, ku do të takojë zyrtarë të lartë të të dyja vendeve, ndërmarrës, gazetarë dhe liderë të së ardhmes për të afirmuar angazhimin e vendit të tij për Ballkanin Perëndimor, njofton Gov.uk.
Ai po ashtu do të diskutojë edhe për përgatitjet që Britania po bën për të mirëpritur Samitin e Ballkanit Perëndimor 2018.
Në Prishtinë, ministri Duncan do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin për Komunitete dhe Kthim, ministrin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme për të shtjelluar rendin dhe ligjin në Kosovë.
Në Shqipëri ai do të takohet me kryeministrin Rama, ministrat Bushati, Xhafaj dhe Gjonaj. Me ta do të diskutohet për bashkëpunimin në reformën për drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe atë kundër korrupsionit.
“Vizita ime e parë në Shqipëri dhe Kosovë vjen në një kohë të rëndësishme, kur ne po vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në regjion për reforma dhe progres”, është shprehur Duncan.
“Në Shqipëri, Britania e Madhe po punon ta ndihmojë reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ashtu sikurse edhe për aspiratat e këtij vendi për në BE”.
“Britania e Madhe ka një lidhje të veçantë me Kosovën. Ne ishim vendi i parë që njohëm pavarësinë dhe mbetemi të angazhuar në mbështetjen e progresit të Kosovës dhe punës së përbashkët për rendin dhe ligjin. Kemi interes të përbashkët që ta shohim Kosovën të zhvilluar dhe vend prosperues që është burim i stabilitetin në rajon”, ka thënë ai.
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...